Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se partitë politike me taban atdhetar domosdo i vërejnë dredhitë politike, prandaj, sipas tij, punojnë që ta zvogëlojnë ndikimin e keqbërësve politikë dhe degradimin institucional.
“Partitë e kanë obligim të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kundër dredhive që e dëmtojnë shtetin, ndryshe, nuk e arsyetojnë ekzistencën. Komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në kohën kur rrezikohet shteti, është mjerim. Hapni krah o trima o dilni zot situatës!”, tha ai.