E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lladrovci viziton Nasim Haradinajn: I uruam kthim të mbarë me dëshirat që të kthehen edhe çlirimtarët tjerë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë e miq ka vizituar Nasim Haradinajn, me rastin e lirimit të tij nga burgu i Hagës.

Sot, Nasimit i uruam kthim të mbarë dhe shëndet me dëshirat më të mira që të kthehen edhe çlirimtarët tjerë që ndodhën padrejtësisht në Hagë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë në fb:

Me bashkëpunëtorë e shokë, sot shkuam në Gllogjan, për t’i shprehur respekt për jetën e veprën e tij dhe për t’i dëshiruar mirëseardhje, Nasim Haradinajt.

Disa familje atdhetare që nuk iu kanë frikësuar as burgjeve, torturave e as plumbave të okupatorit gjatë një shekulli, vazhdojnë të paguajnë çmimin e angazhimit dhe përkushtimit atdhetar.

Edhe sot i kemi të freskëta qëndrimet e Nasimit në opinion dhe para Gjyqit në Hagë, andaj, nuk ishte çudi se ajo kthjelltësi qëndrimi dhe angazhimi të mos mbetet e pavërejtshme nga ata që çlirimin tonë nuk e kishin prioritet.

Sot, Nasimit i uruam kthim të mbarë dhe shëndet me dëshirat më të mira që të kthehen edhe çlirimtarët tjerë që ndodhën padrejtësisht në Hagë.

Historia na ka dhënë të drejtë për ta fituar lirinë, andaj, sot e gjithmonë do t’i kujtojmë me nderim kontribuuesit ndër gjenerata dhe familjen e madhe Haradinaj!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer