E shtunë, 20 Prill, 2024

Mashtrohet pronari i autosallonit në Skenderaj, klienti merr veturën e 28 mijë eurove me qira dhe zhduket

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët marrin vetura me qira dhe shkelin marrëveshjet që bëjnë me bizneset për shfrytëzimin e tyre. Shpesh ato automjete nuk kthehen në kohë, shiten, ose ‘zhduken’, çka i detyron pronarët e kompanive të kërkojnë ndihmë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një sallon të automjeteve në Skenderaj, ku një person po dyshohet se kishte marrë me qira një veturë të tipit Mercedes, që kap vlerën e rreth 28 mijë eurove dhe më pas nuk e ka kthyer në kohë, siç ishin marrë vesh.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se përballë kësaj situate, pronari i kompanisë është detyruar që të denoncojë rastin në Polici, ku ka deklaruar se i dyshuari ishte i detyruar që veturën ta kthejë, por një gjë të tillë nuk e ka bërë.

Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve policorë, ai po dyshon se është mashtruar nga i dyshuari, pasi siç pretendon ai, i njëjti e ka shitur veturën që e kishte marrë me qira dhe s’është bërë më i gjallë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Mashtrim’, kurse veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer