E mërkurë, 23 Tetor, 2024

“Më mirë vonë së kurrë”, Kërkësa të shumëta për banesat e familjeve të dëshmorëve në Skenderaj!

Asambleja komunale e Komunës së Skënderajt, ditë me parë ka votuar komisionin e dhënies së banesave për familjet e dëshmorëve, të cilat priten të ju shpërndahen kësaj kategorie te sakrifices sublime për lirinë e Kosovës.

Ndërtimi i këtyre banesave ka filluar gati për më shumë se një dekadë, ose në mandatin e parë të Sami Lushtakut.

Për vite me radhë, për shkak të mosplotësimit të obligimeve ndaj operatorit, kishte ndërprerje në punë, e cila tashmë është përfunduar tërësisht dhe qelësat mund t’i ndahen familjeve të dëshmorëve.

Komisioni është i përbërë nga Musa Fazliu-Ideal, Miradie Buliqi dhe Liridona Koci nga PDK, si dhe Albinot Mehmeti, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale dhe shoqatat e UÇK-së.

Megjithatë, do të jetë sfidë e madhe për ta kryer punën e tyre, pasi që kërkesa për banesa është shumë më e madhe se numri i disponueshëm i banesave

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer