E mërkurë, 8 Maj, 2024

Më një foto të rrallë, Lladrovci uron veteranët: Vlerë e shtetit dhe kombit që nuk njohin disfata

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Ditën e Veteranit, duke përkujtuar si ditë që me shumë bashkëluftëtarë ishte krah komandantit legjendar Adem Jasharit.

Është ditë për të shprehur nderimin tonë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si vlerë e shtetit dhe kombit që nuk njohin disfata, ka deklaruar ai.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Në Ditën e Veteranit, kujtojmë me nderim mbrojtjen e armatosur të familjes heroike Jashari nga sulmi i forcave okupatore serbe, më 1991.

Qëndresa dhe lavdia e asaj dite, na përkujton vendosmërinë e rrugës së filluar për çlirim, Ditën e Veteranit, ditë ku ishim përkrah Komandantit legjendar Adem Jasharit, me bashkëluftëtarët Shaban Shalën, Jakup Krasniqin, Elmi Zekën, Zeqir Bekollin, Gani Sylën, Idriz Hysenin, Imer Lladrovcin, Azem Sylën, Xheladin Gashin, Mehdi Bardhin, Maliq Vilakun, Sinan Gashin, Daut Zeqirin e Tetovës dhe shumë të tjerë nga Drenica dhe më gjerë, të gatshëm për organizimin e mëtejmë.

Është ditë për të shprehur nderimin tonë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si vlerë e shtetit dhe kombit që nuk njohin disfata.

Në këtë ditë, urim i veçantë shkon për heronjtë e luftës e paqes, veteranët e UÇK-së, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën me shokët tjerë që përballen me akuza të padrejta.

Veteranë, gëzuar kjo ditë e shënuar!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer