Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reagua ashpër pas zhvillimeve dramatike në Kuvend, ku po tentohet zgjedhja e Presidentit mes akuzave për shkelje kushtetuese.
Lushtaku, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka vlerësuar se situata ka arritur në një pikë ku mjetet institucionale nuk mjaftojnë më.
Ai e ka cilësuar pushtetin aktual si një “regjim superkriminal” dhe ka bërë thirrje për rezistencë në rrugë.
“Veç një protestë masive, e organizuar dhe e fuqishme mundet me shpëtu Kosovën nga ky regjim superkriminal! Sipas mendimit tim, nuk ka rrugë tjetër”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1EDgiCmumJ/