E hënë, 20 Maj, 2024

“Nalne mos të shkruan”, Pushteti i Lladrovcit i qon fjale familjes së qytetarit që e kritikoj punën e tyre!

Qytetari, Bledar Hajdari i cili përmes rrjetit social facebook ka shkruar sot në mëngjes për zhgënjimin e tij ndaj qeverisjes në Drenas, përkatësisht ndaj QKMF’së në Drenas duke i akuzuar për mos përkujdesje shëndetësore ndaj pacienteve, shkruan portali rajoni.org.

Mirëpo vetëm pak ore pas statusit të shkruajtur nga Hajdari, si duket pushteti në krye me Ramiz Lladrovcin nuk ka qëndruar duar kryq.

Sipas Hajdarit, për gjerat që ai i ka shkruar në mëngjes, pushteti i ka dërguar fjale përmes familjarëve të tij që të heshtë.

“Dy gjanat qe kam shkrujte per QKMF, ne Drenas, e per te dyja kane qu fjale qe mos me shkrujte. Dhe tjetri, tu m’qu fjale permes familjareve te mi, qe “nalne mos t’shkruan, se rasti ka pase t’baj per Komoran””, ka shkruar Hajdari.

Tutje ai pasi dëmanton sërish ‘gënjeshtrat’ e pushtetit, ka thënë së pushteti sa shpënzon enërgji duke u përpjekur me u’a mbyll gojen njerëzve më qëllim të mos shkruajnë për dështimet e tyre, me mirë është që të njëjtëve të ia u mbyllin më punë.

“Edhe tjetra, nese s’keni njerz te ditun qe i udheheqin dikasteret e ndryshme te komunes, bile merrnu bre me trotuare dhe kocka, e mos u bani hore me fjale, se vec qatyre puneve ja u keni marre doren.E mu fjale nuk du ma me m’qu permes as nje njeri se cka me shkrujte une.”

Postimi i plotë:

 


Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer