E shtunë, 27 Korrik, 2024

Në Fushë Kosovë, kapen hajnat e pompave të derivateve

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

E brenda pak ditësh në fshatin Vragoli dhe Sllatinë të Fushë Kosovës, u raportuan tri raste të vjedhjeve në pompa të derivateve, ku dyshohet se kanë vjedhur vajra të veturave dhe pije energjike.

Sinjali mëson se pas veprimeve hetimore që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës, të dyshuarit janë identifikuar dhe të njëjtit është arritur që të arrestohen.

Ata janë zbuluar pas identifikimit të veturës me të cilën lëviznin, e që kjo u bë e mundur përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.

Tre të dyshuarit janë kapur mbrëmë në fshatin Miradi e Poshtme, ku posa kanë vërejtur policët që janë vënë në ndjekje të tyre, kanë tentuar që të arratisen. Dy nga ta nuk kanë arritur që të iknin, duke rënë kështu në prangat e Policisë, ndërsa i dyshuari i tretë është larguar në drejtim të panjohur.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’. Ndërkohë po vazhdojnë ende kërkimet për të dyshuarin e tretë që ndodhet në arrati.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer