E shtunë, 27 Korrik, 2024

Në QKMF Skenderaj, EVP përmbylli trajnimet dhe ligjeratat për vitin 2023

Në QKMF Skenderaj, Qendra për Edukim të Vazhdushëm Profesional (EVP) përmbylli trajnimet me ligjerata për vitin 2023 deklaron; Bashkim Meha – Koordinator i EVP në QKMF Skenderaj.

Në kuader të koordinimit sipas planprogramit të akredituar nga Komisioni i EVP-së, pran OIK-të janë realizuar trajnimet me ligjerata për ketë vit në realizimin e plotë të tyre.

Edhe në ketë vit qellim primar të ketyre trajnimeve ka qenë ngritja profesionale dhe zhvillimi i aftësive profesionale shëndetësore të infermierve në Qendren tonë.

Keto aktivitete trajnuse ju janë dedikuar të gjithë infermerve dhe profesionisteve tjerë shëndetësor, ku në secilen ligjeratë janë paisur me pikë akredituese në kuader të EVP-së.

Në keto aktivitete trajnuese përzgjedhja e temave dhe ligjerimi i tyre si pikë synimi kan pasur;
– Edukimin Shëndetësor
– Promovim të shëndetit, dhe kujdesi infermieror
– Etiken, komunikimin dhe këshillimin
– Promovimin e shëndetit
– Vazhdimin e edukimit Shëndetësor në komunitet.

E gjithë mbajtja e ligjerata është realizuar në kohen e destinuar, ku dhe pjesmarrja ka qenë ne nivelin e duhur.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer