E shtunë, 27 Prill, 2024

Në Skenderaj si në kohën e komunizmit, edhe në prefekta vetët partia

Ata që janë me të vjetër e mbajnë mendë që kur fshati kishte ndonjë kërkesë apo telashe tjetër është dashtur të shkojë të kryetari i partisë komuniste në atë fshat, i cili kishte fuqinë për të zgjedhur problemin e atij vendi apo lokaliteti sepse ai që ishte i partisë zakonisht ishte edhe udhëheqës i fshatit, pra kishte lidhje të forta me komunën, shkruan portali rajoni.org.

Mjerishtë edhe pse nga ajo kohë ka kaluar për mbi se katër dekada ajo tash është duke u përsëritur në komunën e Skenderajt. Por tash jo të anëtarët e partisë komuniste por të PDK-s, për faktin që këtu nuk ka prefektë të fshatit dhe për të ka shumë shembuj.

Zgjedhje të prefektëve të fshatit në Skenderaj nuk ka pasur me dekada, dhe se që nga pas lufta kjo ka ndodh vetëm një here dhe po thuaj se 99% kanë qenë të partisë në pushtet.

Pra, që nga ajo kohë këtu mungojnë ata që ish dashtë hallet e qytetarëve ti qojnë atyre ku duhet dhe deri sa kjo të ndodh vendos partia. Mungesë e këtyre e të parive të fshatit u pa shumë me rastin e vërshimeve të fundit.

Në qeverisjën e kaluar të Bekim Jasharit ka pas tentativë për të bërë diçka në këtë drejtim ishin formuar grupe punuse, por kjo mbeti në tentativë dhe nuk pat asgjë ma shumë./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer