E shtunë, 11 Janar, 2025

Nënkryetari Tahiri: Shtegun e ecjes në Zasellë po e zgjasim deri tek obelisku i UÇK-së

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri përmes një njoftimi në rrjetin social “facebook” ka njoftuar se shtegu i ecjes në Zasellë pritet të zgjatet deri tek obelisku i UÇK në majë të kodrës.

Sipas Tahirit punimet kanë filluar dhe se shumë shpejt qytetarët mund të bëjnë ecje malore prej 3.7 kilometrash.

Njoftimi i plotë:

Shtegun e ecjes që niste në Rekë e deri në Zasellë tek Ballkoni Panoramik, po e zgjasim deri tek obelisku i UÇK-së në majën e kodrës.

Punimet kanë nisur sot, e shumë shpejt qytetarët mund të bëjnë ecje malore prej 3.7 kilometrash dhe njëkohësisht të shijojnë pamjen e mrekullueshme të Mitrovicës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer