E diel, 8 Shtator, 2024

Nëse e shihni këtë person raportoni menjëherë në polici

Më datën 24 korrik 2024 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukej i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.

Policia njofton se përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij, andaj me autorizimin e prokurorit të shtetit lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personit të paraqitur në fotografi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin në foto, të lajmërojnë policinë përmes numrave telefonikë 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo aplikacionit “Lajmëro policinë”, e-mail [email protected], si dhe në stacionin më të afërt policor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer