E enjte, 30 Maj, 2024

Newcastle kërkon anësorin e Borussia Dortmund

Sezonet pozitive, por edhe mungesa e një lojtari të mirfilltë të krahut të djathtë, të fushës, bëri që “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të transferonin në janarin e vitit 2022, norvegjezin, Julian Ryerson, i cili falë paraqitjeve të tij të spikatura ka rënë në sy të “gjigantëve” evropianë.

“Pistoni” i krahut të djathtë të fushës monitorohet vazhdimisht nga klubet e Premier League, me “Bardhezinjtë” e Newcastle, që po kërkojnë prej kohësh një zëvendësues të denjë për anësorin e mbrojtjes, Kieran Trippier dhe duket se norvgjezi ka profilin e duhur për klubin anglez, i cili tashmë ka filluar të synojë shumë.

Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 26-vjeçarit kushton 15 milionë euro, teksa këtë sezon ka arritur të bëhet protagonist me 4 gola të shënuar, si dhe me 1 asistim, në 28 përballjet e regjistruara gjatë këtij edicioni, në të gjitha kompeticionet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer