E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ngjarje e rëndë në Drenicë: Gjendet i varur me konop në tarracën e banesës së tij një person

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur në tarracën e banesës, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 37-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, pasi viktima u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri e kishte paralajmëruar familjen e tij se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.

Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer