Sunday, June 7, 2026

Një burrë voton për gruan e tij në Polac të Skenderajt, evidentohet nga menaxheri i qendrës

Në shkollën “Drenica” në fshatin Polac të Skenderajt është evidentuar një rast ku një person ka votuar në vend të gruas së tij. Raportohet se i dyshuari e ka mbushur fletëvotimin e gruas së tij e më pas e ka dorëzuar atë në kutinë e fletëvotimeve. Ai gjithashtu nuk u është bindur komisionerëve që ishin të pranishëm në klasë. Tutje bëhet e ditur se për rastin është njoftuar edhe menaxheri i qendrës, i cili e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin në fjalë. Megjithatë, KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës mirëpo ende është në pritje të përgjigjes. Po ashtu, në të njëjtën qendër janë evidentuar edhe disa raste të tjera që kanë të bëjnë me votimin e asistuar, ku dyshohet se ka pasur persona të cilët kanë tentuar të asistojnë në disa raste gjatë votimit. Lidhur me këtë, të njëjtit dyshohet se kanë paraqitur vërtetime mjekësore, të cilat dyshohet se ishin lëshuar sot, më 07.06.2026.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer