Të fundit:

Plas sherri mes çiftit në Obiliq, 64-vjeçari e akuzon gruan se “po shkon me kojshi”

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në...

Pamje ekskluzive nga rrahja në mes të kryeshefit të ujësjellësit dhe komshiut të tij, e pësoi edhe gruaja e Krasniqit (VIDEO)

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi,...
- Advertisement -

Një i vrarë e dy të plagosur në një hotel, Policia jep detaje

- Advertisement -

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë një hoteli në Dragodan.

Indeksonline ka raportuar se në vendin e ngjarjes tashmë gjenden edhe njësitet policroe, të ndihmës së parë dhe ato të Forenzikës.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se si pasojë e të shtënave. një person ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Sot rreth orës 13:20  policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -