E shtunë, 20 Prill, 2024

Njerka ushtron dhunë ndaj vajzës së burrit, nuk e lejon të shkojë te nëna e saj

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në një familje në rrugën “Sevdat Berisha” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë 13-vjeçare, ndaj të cilës dyshohet se ka ushtruar dhunë njerka e saj, gruaja e babait, me të cilën dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje që disa herë.

Siç mëson Sinjali, motiv i gjithë rastit dyshohet të jetë konflikti mes tyre që sipas vajzës ka ndodhur pasi njerka nuk e ka lejuar që të shkojë te nëna e saj biologjike. Zënka verbale në një rast ka eskaluar edhe në dhunë fizike, ashtu që e dyshuara e ka goditur vajzën e burrit.

Si rezultat i raportimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që ndaj të dyshuarës të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Të fundit

Alby në lidhje të re dashurie

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer