Notari i talentuar nga Skenderaj, Bledion Meha, është përzgjedhur si pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës në garat ndërkombëtare të notit dhe në kampin elitar “Golden Orlando”.
Ky kamp po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë nga data 05 deri më 10 maj 2026.
Përzgjedhja e Bledion Mehës nga Federata e Notit e Kosovës është rezultat i punës së tij të madhe, përkushtimit dhe talentit të treguar në këtë sport.
Meha po e përfaqëson Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe me performancë të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.