E premte, 19 Prill, 2024

“Objekti Banesor në Skenderaj”, Si i’a ndali ministria e Kurtit në gjysmë planin Fadil Nurës dhe kompanisë Rukolli

Pushteti aktual i Skënderajt para pak muajsh kishtë nisur procedurat për të ndryshuar kontratën për koncesion me kompaninë “Rukolli” të lidhur në vitin 2010, shkruan portali Rajoni.org

Kjo kishte të bënte me ish-objektin e vjetër të stacionit policor në Skënderaj, ku kompania në fjalë ka ndërtuar një ndërtesë shumëkatëshe me banesa të cilat më pas ua kishte shitur qytetarëve të këtushëm.

Sipas asaj që kishtë siguruar rajoni në materialin e ndarë nga pushteti për antarët e asamblesë komunale, kësaj kompanie, e cila njihet si një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Sami Lushtakut dhe PDK-së, afatin e dhënies me koncesion të pllacit të ish-objektit të vjetër policor, dëshirontë t’a zgjastë nga 40 në 99 vite, pra 59 vite më shumë.

E gjithë kjo, as pa e ngarkuar këtë kompani me obligime e procedura të tjera, pra veç me një ngritje dore të asamblistëve të PDK-ës.

Mirëpo siç duket atyre plani nuk ju shkoj deri në fund, pasi qe ky plan morri një goditje nga MAPL.

Portali rajoni.org, ka siguruar një dokument të MAPL ku këtë vendin e ka konsideruar se është në kundërshtim me ligjin sepse sipas vendimit në fjale kuvendi nuk mund t’a shtyej afatin për dhëniën në shfrytëzim të pronës publike pa i mbaruar kontrata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer