E premte, 27 Dhjetor, 2024

Pakënaqësitë me pagat e shkurtit, Sindikata e Policisë paralajmëron Kurtin

Pas pakënaqësive të shprehura nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës lidhur me pagat e muajit shkurt, sot është mbledhur Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ku kanë shqyrtuar ankesat dhe kërkesat e pjesëtarëve të PK-së, përfshirë zyrtarët policorë dhe njësitë e stafit civil që punojnë aty.

Pakënaqësitë dhe ankesat e parashtruara para Këshillit Drejtues të Sindikatës siç njoftohet në komunikatë për media kanë qenë zvogëlimi I pagës neto në disa sektor dhe nivele të ndryshme, mospagesa shtesë për rrezikshmërinë dhe për shtesat e veçanta dhe specifike të punës për disa kategori të stafit civil. Gjithashtu pakënaqësi janë shfaqur edhe në kategorizimin e disa profesioneve të stafit civil dhe mospërfillja e listës së dërguar nga komisioni i menaxhmentit policor.

Nga Këshilli Drejtues i Sindikatës pas këtij takimi kanë dalë me kërkesa për Qeverinë e Kosovës që lidhen me shtesat për rrezikshmëri, shtesat për stafin civil, kategorizimin e stafit civil.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit mars dhe në asnjë rast të mos ketë zbritje gjatë kategorizimit nga ajo që ka qenë deri më tani, gjegjësisht para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave dhe në mënyrë retroaktive të kompensohet edhe shtesa e muajit shkurt.Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të realizoj shtesat për stafin civil në PK, ashtu siç i kanë realizuar deri më tani para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe gjithashtu të ketë shtesa për punë specifike dhe për kushte të veçanta të punës.

Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që stafin civil ta kategorizojë sipas listës së dërguar nga Policia e Kosovës

Po ashtu, kërkesë e veçantë është që një përfaqësues i sindikatës të merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në komisionin për caktimin e rrezikshmërisë dhe shtesave të veçanta për kushtet specifike të punës”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thonë se presin që Qeveria më së largu deri javën e ardhshme të kthej një përgjigje ose në të kundërtën do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për hapa të mëtejmë sindikal.

“Duke u bazuar në konkluzionet e sipërpërmendura kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që më së largu deri në fund të javës së ardhshme të marrim përgjigje në kërkesat tona në të kundërtën jemi të obliguar që të shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe hapat e tjera sindikal të parapara me ligj”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer