E mërkurë, 1 Maj, 2024

Parkoi veturën në kundërshtim me rregullat, kërcënon policët: A e dini kush jam unë, jau marr jetën

Zyrtarët policorë shpesh herë janë cak i sharjeve e ofendimeve nga qytetarët, të cilët ka raste kur eskalojnë edhe në kërcënime e sulme fizike. Në këtë mënyrë ata përballen me vështirësi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare e shpesh u rrezikohet edhe jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Rinia’ në Istog, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë, kanë vërejtur një veturë të parkuar në kundërshtim me rregullat në trafik.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtarët policorë kanë hasur në shoferin, të cilit i kanë kërkuar dokumentet e veturës, mirëpo i njëjti ka refuzuar që t’u bindet urdhrave të Policisë.

Madje 34-vjeçari dyshohet se i ka kërcënuar ata me jetë, duke u thënë se veturën e ka parkuar para lokalit të tij.

Si rezultat i sjelljeve të tij agresive, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor. Ai do të hetohet për veprën penale ‘Kanosje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer