E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pas aksidentit, policia kupton se po voziste veturën e vjedhur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pas përfshirjes në një aksident është kuptuar se po voziste një veturë të vjedhur, shkruan Insajderi.

Detajet janë raportuar përmes raportit 24 orësh.

Gjatë verifikimit, policia ka kuptuar se vetura e njëjtë ishte raportuar e vjedhur në Suedi.

Siç bën me dije policia, vetura e dyshuar është dërguar në terminal doganor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer