E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Pasi e demantoj, Lladrovci i përgjigjet Fadil Demakut: Do të korigjohet pa problem emri yt

Sot është mbajtur mbledhja e kryesisë së Degës së PDK’së në Drenas mes strukturave dhe nëndegëve, në pajtim me Statutin e PDK-së, shkruan portali rajoni.org.

Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur në rrjetin social “facebook” së në këtë mbledhje janë themeluar Shtabi zgjedhor i Degës, shtabet e nëndegëve dhe janë emëruar koordinatorët nga dega për nëndegë.

Në mesin e të emëruareve është edhe Fadil Demaku, ish deputet i kuvendit të Kosovës.

Demaku, është caktuar nga PDK në Drrnas si udhëheqës i Sektorit për Koordinim me grupet e interesit (bizneset, sindikatat, komuniteti fetar;

Mirëpo pas këtyre zhvillimeve ka reaguar ish deputeti Demaku përmes rrjetit social “facebook”.

Ai ka thënë së askush nuk e ka konsultuar. Tutje ai ka ka lutuar që të mos keqpërdoret emri i tij për qellime të caktuara dhe interesa grupore.

E pas këtij ragimi të Demakut, në rrjetin social në facebook i është përgjigjur Lladrovci.

Lladrovci ka thënë së familja Demaku, ka dhënë dëshmi të mjaftueshme atdhetarizmi, andaj, jo vetëm ti, por, edhe të gjithë vëllezërit meritoni gjithë respektin e degës së PDK-së dhe Partisë së PDK-së.

Tutje ai i ka thënë Fadilit së emri i tij do të korrigjohet pa problem.

“Fadil, emri do të korrigjohet pa problem, por, edhe të kujtdo që është i pakënaqur me emërimin në Shtabin zgjedhor të degës së PDK-së në Drenas, bastion të cilën e konsiderojnë të vogël për potencialin e tyre politik”.

Përgjigjja e plotë e Lladrovcit:

I nderuari Fadil,

Familja Demaku, ka dhënë dëshmi të mjaftueshme atdhetarizmi, andaj, jo vetëm ti, por, edhe të gjithë vëllezërit meritoni gjithë respektin e degës së PDK-së dhe Partisë së PDK-së.

Çështjen e emërimit të anëtarëve të Kryesisë së Shtabit zgjedhor në Drenas, e kam parashtruar në mbledhjen me kryetarë të degëve në Seli, më 24 shtator 2024, duke theksuar se këto emërime janë bërë pa u konsultuar me disa nga të emëruarit, por, nëse kanë ngarkesa me zgjedhjet apo nuk pajtohen, pres konfirmimin e tyre.

Deri më sonte, nuk kam pasur asnjë reagim nga Kryetari apo Kryesia e PDK-së, lidhur me përbërjen e propozuar në mbledhjen e kryetarëve të degëve për Shtabin Zgjedhor të degës së PDK-së në Drenas.

Edhe sonte, në mbledhje ku ishin të pranishme strukturat me rreth 70 anëtarë, me nënshkrime, kam theksuar se disa nga të emëruarit nuk i kam konsultuar, por, i kam propozuar me listë në parti dhe kam pritur reagim. Heshtjen nga 24 shtatori e kam konsideruar pranim.

Fadil, emri do të korrigjohet pa problem, por, edhe të kujtdo që është i pakënaqur me emërimin në Shtabin zgjedhor të degës së PDK-së në Drenas, bastion të cilën e konsiderojnë të vogël për potencialin e tyre politik.

Me nderime,
Ramizi

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer