E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

PDK në Skenderaj ‘rehaton’ në një pozitë të mirë ish kandidatën e saj për asamble

Punësimet partiake në Skenderaj nuk kanë të ndalur. Duket se të gjithë kandidatët që po konkurronin për një vend në asamblenë komunale, e që nuk arritën ta zënë, u punësuan më pas në komunë, shkruan portali rajoni.org.

Së fundmi, portali rajoni.org ka zbuluar edhe një emër tjetër i cili i prinë listës në konkursin e hapura nga Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga PDK.

Sebahate Sylanaj – Murseli me datën 21 janar të këtij viti u përzgjodh si ‘Specialiste e Ekonomisë‘. Ajo në konkurs mori 85.2 pikë.

Sylanaj – Murseli në zgjedhjet e fundit lokale kandidoi për një vend si asambleist në Kuvendin Komunal. Por, që nuk arriti t’i marr votat e mjaftueshme për të siguruar një ulse./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer