E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Përçarja në Luginë: pak shqiptarë votojnë, rrezikojnë të mbeten pa përfaqësues në Parlamentin e Serbisë

Shumë pak shqiptarë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar sot, kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata mund të mbesin pa përafaqësues në Parlamentin e Serbisë, ndërsa përfaqësuesit e tyre politikë po garojnë të ndarë në dy lista zgjedhore. Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh shumë pesimist. Ai e fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve atje. Ndërkaq oponenti i tij që ishte deputet, Shaip Kamberi shpreson që numri i shqiptarëve që votojnë të rritet dhe ai të mund ta fitojë edhe një mandat. “Nuk kemi kohë të vajtojmë”, thotë ai.

Aksidenti në autostradë ku vdiqën tre persona është filmuar- pamje shqetës…
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po mbahen sot në Serbi, por nuk janë të shumtë në numër shqiptarët që po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Përfaqësuesit e tyre po garojnë të ndarë në dy lista zgjedhore, gjë që e bën më të vështirë mundësinë e përfaqësimit të tyre në Parlamentin e Serbisë.

Ndërsa dëgjuan thirrjet e presidentëve nga Kosova dhe Shqipëria për të votuar masivisht, po nuk iu përgjigjën, ata dëgjuan sot edhe deklaratat e Shqip Kamberit dhe Shqiprim Arifit, dy oponentëve kryesorë në skenën politike shqiptare në Luginë të cilët nuk u bënë bashkë në garë.

Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi votoi në fshatin Tërnavë, nga ku u shpreh pesimist se shqiptarët do të mund ta fitojnë një mandat deputeti në Parlamentin e Serbisë.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tri orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 i kanë bojkotuar zgjedhjet, sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po e bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi. Siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, tha Arifi nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Për këtë bojkot, Arifi tha se faturën duhet ta marrë lidershipi shqiptar. Ai e akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po e mbështet Kamberin në Luginë, duke i përçarë shqiptarët atje.

Disponim tjetër pati Shaip Kamberi, i cili udhëheq listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”. Ai ishte i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë në mandatin e fundit legjislativ.

Kamberi votoi në fshatin Tërnoc të Madh të Bujanocit, nga ku u shpreh optimist se gjatë ditës do të rritet numri i shqiptarëve që do të votojnë dhe se do të arrijnë ta kalojnë “pragun e nevojshëm për ta pasur një mandat”.

“Besoj që në ditët e fundit të fushatës një intensifikim më i madh ka qenë në terren, takimet e tona me njerëz, ku kemi arsyetuar rëndësinë e daljes dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Kemi informacione që janë qytetarët tanë që punojnë në Kosovë, janë sot duke mbërritur në Luginë të Preshevës për ta dhënë votën e tyre, sepse ne duhet të kemi një përfaqësim dhe ai përfaqësim shprehet përmes votës së lirë. Qytetarët e kanë mundësinë sot të zgjedhin. Besoj që masovikisht t’i përgjigjen ftesës për zgjedhje”, deklaroi Kamberi.

Përkundër Arifit, Kamberi tha se Kosova dhe Shqipëria “nuk mund të kenë faj” që shqiptarët atje nuk janë unifikuar në një listë të përbashkët. Tash, thotë ai, “nuk kemi kohë të vajtojmë”.

Deri në drekë, pak shqiptarë votuan. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor të Preshevës, Alban Mehmeti tha se deri në 12:00, “kanë votuar 2100 persona, apo 4.8 për qind e qytetarëve”, nga 43 mijë e 500 sa kanë të drejtë votimi.

Në Bujanoc deri në 12:00 votuan 8.6 për qind e qytetarëve, tha kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor atje, Fejzi Beqiri. 42,786 qytetarë kanë të drejtë vote.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer