E premte, 19 Prill, 2024

Përleshje në gjimnazin e Ferizajt: 17-vjeçari theret me thikë nga shoku i klasës, dërgohet në spital

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur sot në Ferizaj, ku dy nxënës të një shkolle të mesme janë përfshirë në një incident, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në gjimnazin ”Kuvendi i Arbërit”, ku pas një mosmarrëveshjeje, një nxënës ka sulmuar me thikë një nxënës tjetër dhe për pasojë i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Nxënësi u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë lidhur me rastin që ndodhi në klasën e tyre.

Në anën tjetër, Policia e ka konfiskuar thikën që është përdorur, si dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit si ‘Lëndim i rëndë trupor”.

Kujtojmë se kjo dukuri është bërë mjaft shqetësuese edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në këto institucione arsimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer