Wednesday, May 6, 2026

Përparim Gruda: Diaspora s’është kaq e manipulueshme sa mendon Kurti – kësaj here pres ndryshim radikal të votës

Deputeti i Përparim Gruda ka bërë thirrje ndaj diasporës që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, duke kërkuar nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës të reflektojnë mbi mënyrën se si përdoret vota dhe remitencat e tyre.

Gruda tha në “Dukagjin” se mërgata duhet të vijë “patjetër” për të votuar, por edhe të mendojë mirë për mbështetjen që i jep kryeministrit Albin Kurti.

“Unë dua t’iu them qytetarëve të diasporës: kur të nisen me ardhë në Kosovë me votu, duhet të vijnë patjetër me votu, të mendojnë mirë ata që duan t’i japin votë Albin Kurtit se ku shkon vota e tyre. A kthehet ndonjëherë në shërbim ndaj këtij vendi dhe ndaj tyre e familjeve të tyre që i kanë këtu?”, deklaroi Gruda.

Ai u kërkoi diasporës të mendojnë se ku shkojnë remitencat e tyre, duke thënë se ata nuk janë “aq lehtë të manipulueshëm” sa, sipas tij, mendon Kurti.

“Remitencat që ata i dërgojnë në Kosovë, a përdoren në mënyrë të drejtë nga qeveria? Diaspora nuk është kaq lehtë e manipulueshme sa mendon Kurti dhe kësaj here unë pres që do të ketë një ndryshim radikal të votës së diasporës”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer