E diel, 21 Korrik, 2024

Përparim Gruda e akuzon Albulena Haxhiun për dëmtim të integritetit të institucioneve të drejtësisë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar përmes një psotimi në faebook, pas videos së Ministrës së Drejtësisë ku ka kritikuar prokurorinë, Gruda thotë se është e habitshmë të shohësh një ministre që ka për detyrë të punojë për të forcuar institucionet e drejtësisë, ta shohësh duke i dëmtuar integritetin e tyre.

“Është e habitshme të shohësh një ministre që ka për detyrë të punojë për të forcuar institucionet e drejtësisë, të angazhohet çdo ditë për të dëmtuar integritetin e tyre”, shkroi Gruda.

Tutje Gruda, thotë se Ministrës duhen ti bëhen disa pyetje themelore:

Kush duhet të ndërhyjë për rregullimin e sistemit prokurorial, nëse ky sistemi është i dobët? A janë qytetarët të cilëve ajo i referohet në videon e saj, apo ajo që ka marrë votat e tyre për të qeverisur?
A mund të kujdeset ministrja më mirë për të zgjidhur probleme në sistem, duke krijuar vlera dhe duke përmirësuar prokurorinë, në vend që të përqendrohet vetëm në kritika dhe sulme?

Gruda thotë se Ministrja duhet ta kuptoj se qeverisja e mirë është shumë më shumë sesa thjesht kritikë dhe identifikim i problemeve, ajo kërkon marrjen e veprimeve konkrete për të krijuar ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët, shkroi Gruda.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer