Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 4, Përparim Gruda, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Gruda ka thënë se dita e zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm për Kosovën, duke theksuar se qytetarët kanë mundësinë të vendosin për të ardhmen e vendit.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje ndaj PDK-së, duke deklaruar se vendi ka nevojë për më shumë zhvillim, siguri dhe mirëqenie.
Sipas Grudës, pjesëmarrja në votime është e rëndësishme për forcimin e demokracisë dhe për të ardhmen e familjeve dhe të Kosovës.
Postimi:
Partia Demokratike e Kosovës është zjarri që gjithmonë rri ndezur për Kosovën.
Nesër është moment tejet i rëndësishëm për shtetin.
Është koha t’i themi stop krizave, përçarjes e pasigurisë.
Kosova ka nevojë për secilin prej nesh.
Nesër, më e rëndësishme se gjithçka tjetër është të dilni dhe të votoni.
Për ta mbrojtur shtetin dhe demokracinë.
Për ta rritur mirëqenien.
Për të ardhmen tuaj, për familjet tuaja dhe për Kosovën.
Një gjë është e sigurt:
Me votën tuaj për Partinë Demokratike të Kosovës, bashkë e stopojmë krizën dhe e ndryshojmë Kosovën.
#PDK125
#BedriHamza1
#PerparimGruda4
#stopkrizes