E premte, 29 Mars, 2024

Plas sherri mes çiftit në Obiliq, 64-vjeçari e akuzon gruan se “po shkon me kojshi”

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali. Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Obiliqi, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj se po ushtron dhunë psikike ndaj saj.

Sinjali mëson se gruaja ka deklaruar se i shoqi po e akuzon se “po shkon me kojshi” dhe se del në oborrin e shtëpisë së tyre për t’i parë fqinjët.

Si rezultat i denoncimit, 64-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku ka deklaruar se nuk dëshiron më të jetojë me gruan e tij.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer