E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Polici shtiu pesë herë me armë në gomat e veturës, shoferi iku në drejtim të Serbisë

Mbrëmë ka ndodhur një incident në Mitrovicën Veriore, teksa Policia e Kosovës ndodhej në një pikë kontrolli në fshatin Banje, kur u detyruan ta përdorin armën e zjarrit. Rasti ndodhi në një rrugë ilegale, ku kaloi një automjet, që u urdhërua të ndalonte, por një gjë e tillë nuk ndodhi,

Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me rastin, i cili me urdhër të prokurorit është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’.

Burimet e Gazetës  ne fjal brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari me shpejtësi tepër të madh ka tentuar i t’i godas me veturë zyrtarët policorë.

Ai nuk u ndal me kaq, pasi që shoferi që drejtonte automjetin iu sul për të dytën herë një zyrtari policor, çka bëri që ky i fundit të gjuajë pesë herë me armë në drejtim të gomave të veturës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer