E premte, 26 Prill, 2024

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personit në foto, ja për çka dyshohet

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi.

Policia ka kërkuar ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e personit qe shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur për qytetarët se për çdo informatë që mund të çojë në identifikim e personit apo vendndodhjen e tij, mund ta lajmërojnë në statcionin më të afërt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer