E martë, 16 Prill, 2024

Policia aksion kundër lokaleve të bixhozit në Skenderaj, arrestohen shtatë persona

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës ka kryer bastisje në shtatë lokacione në Skenderaj, nën dyshimet për organizimin e skemave piramidale apo të bixhozit të paligjshëm.

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se lidhur me rastin janë arrestuar shtatë persona të dyshuar.

“Gjatë operacionit janë kryer bastisje në shtatë lokacione, ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar mbi 4 mijë euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printerë, 3 telefona celularë, 9 libra të bastoreve, 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura dhe kuponë të printuar të basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion për intervistim dhe më pas me urdhër të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer