E diel, 21 Korrik, 2024

“Prigozhin bën mirë të jetë gjallë”, mercenarët e Wagner kërcënojnë me hakmarrje ndaj Moskës: Bëhuni gati, ne po vijmë

Mercenarët e Wagner-it, grupit të drejtuar nga Yevgeny Prigozhin, i cili ishte në avionin që u rrëzua dje, kërcënojnë të shkojnë në Moskë. Mercenarët e grupit ushtarak kërcënuan se do të marshonin drejt Moskës pas raportimeve se Prigozhin ishte në mesin e të vrarëve në rrëzimin e avionit.

Ata kanë publikuar një video rrëqethëse në mediat sociale duke u zotuar për hakmarrje nëse vdekja e udhëheqësit të tyre konfirmohet. “Po flitet shumë tani për atë që do të bëjë grupi Wagner. Mund t’ju themi një gjë. Ne po fillojmë, përgatituni për ne.”, dëgjohen duke thënë ata në videon e publikuar.

Agjencia Federale e Transportit Ajror publikoi një listë të atyre që ishin në avion, duke përfshirë Prigozhin dhe krahun e tij të djathtë, Dmitry Utkin. Megjithatë, Keir Giles, nga instituti Chatham House me bazë në Londër hedh dyshime nëse Prigozhin mund të ketë qenë në të vërtetë në avionin e rrëzuar.

“Është njoftuar se një pasagjer me emrin Yevgeny Prigozhin ishte në bord – por dihet gjithashtu se disa individë kanë ndryshuar emrin e tyre në Yevgeny Prigozhin. si pjesë e përpjekjeve të tij për të errësuar udhëtimet e tij. Le të mos çuditemi nëse ai shfaqet së shpejti në një video të re nga Afrika.’

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer