E premte, 3 Maj, 2024

Prizren: Pas një fjalosje në komunikacion, pasagjeri del nga vetura dhe e ther me thikë një këmbësor

Pas një fjalosje në komunikacion, një person ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin I cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeqar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrstimin e kryesit të veprës”, tha Bytyqi për Express.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer