Të fundit:

Edukimi medial nevojë e domosdoshme në shkolla

Në kohën kur shoqëria jonë bëhet gjithnjë e më...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të...

Në QKMF të Drenasit u punësua edhe motra e zyrtarës se kabinetit të Ramiz Lladrovcit!

Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket...
- Advertisement -

PSRK shënjestron dy raste të reja me 47 persona të përfshirë në fajde, bixhoz dhe shmangie nga tatimi

- Advertisement -

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar dy raste të reja me 47 persona të përfshirë.

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë të përfshirë 23 persona për veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit’’ “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë sekuestruar asete dhe mjete monetare, ka ngrirje afatgjate për prona të paluajtshme dhe xhirollogarive bankare.

- Advertisement -

Janë sekuestruar shtatë (7) banesa dhe tokë bujqësore/ parcele 10,591 m2;

Ngrirje të xhirollogarisë bankare me vlerë monetare 186,861.75 euro;

Janë sekuestruar katër (4) vetura të markave të ndryshme;

Janë sekuestruar pasuri të luajtshme me vlere, si dhe para të sekuestruara kesh.

Rasti i dytë i shënjestruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka të bëjë me njëzetekatër (24) persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë”, “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, “Shmangie nga tatimi” si dhe “Mashtrim në prokurim publik”.​

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -