E enjte, 2 Maj, 2024

Publikohen emrat- Shqipëria rrënon një grup kriminal nga Kosova që trafikonte armë atje

Rigon Maliqi, 20-vjeçar, Lion Pira, 25-vjeçar dhe Shkelqim Halabaku, 27-vjeçar, që të tre nga Komuna e Gjilanit, janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë në Tiranë. Tre kosovarët dyshohet të kenë funksionuar si grup kriminal për trafikimin e armëve dhe lëndëve eksplozive nga shteti i Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

Krejt këto detaje i ka bërët ë ditura Policia e Shtetit në Shqipëri, më saktësisht Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë, Tonin Vocaj.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë”, citohet në njoftim Vocaj.

“Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë”.

“Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet”.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer