Drejtori Endrit Gllareva ka njoftuar sot nga terreni për fillimin e punimeve të projekteve kapitale në Komunën e Drenasit, duke theksuar se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë si asnjëherë më parë, shkruan rajoni.org.
Gllareva ka thënë së projektet kryesore që kanë nisur janë:
• Zgjerimi i rrugës “Fehmi e Xhevë Lladrovci”
• Zgjerimi, ndërtimi dhe ridizajnimi i sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci”
• Rregullimi i parkingut pranë qendrës tregtare në Drenas
• Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit
• Ndriçimi publik në Drenas
• Ndërtimi i sistemit të kanalizimit
• Ndërtimi i urave dhe mureve mbrojtëse
“Dita e mirë shihet në mëngjes!” – ka shkruar Gllareva, duke theksuar përkushtimin për realizimin e këtyre projekteve në kohë sa më të shpejtë.