E mërkurë, 23 Tetor, 2024

“Pushteti po punon për interesat e oligarkeve lokal” – çerdhet nuk lihen rehat, opozita ‘godet’ ashpër pushtetin e Skenderajt në asamble

Për të qenë një vend i zhvilluar parakusht është qe të këtë arsimi cilësor. Si parakusht për një arsim cilësor është edhe krijimi i kushteve në Institucionet ku merrën hapat e parë të dijes, shkruan portali rajoni.org.

Fatkeqsisht edhe për çerdhet në këtë drejtim në komunen e Skenderajt gjerat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur pasi qe sipas asamblistit Osman Smajli nga rradhet e IDEAL’it; pushteti i binomit Nura&Lushtaku me të rëndësishme i ka interesat e klaneve dhe oligarkeve lokale, të cilët e kanë financuar këtë pushtet për të blerë votat në zgjedhjet e kaluar sesa interesin qe me të vegjelit të rritën dhe edukohen në nje ambient të qetë.

Osman Ismajli - Ideal

Vendimi i asmables për ti shpallur disa prona me interes publik për ndërtimin e një tregu afër oborrit të çerdhes, asamblistet e opozitës [IDEAL dhe VV] e kanë bojkotuar duke lëshuar seancën në këtë pike të rendit të ditës me çrast kanë refuzuar të marrin pjesë në votimin ku punohet kundër interesit të ardhmërisë se këtij vendit, fëmijëve.

Pra siç tha edhe përfaqësuesi i LVV’së pushtit i Nures fare nuk i bënë përshtypje rëndësia historike dhe emri të cilin çerdhja e mbanë por në planë të parë e kanë permbushjen e aptiteve të atyre qe i kan financuar në zgjdhje, pasi sipas opzites aty fare nuk bëhet fjal për treg por për ndertime të larta.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer