Wednesday, June 17, 2026

QKMF në krye me Dr. Venera Berani pjesë e ushtrimit për menaxhimin e vërshimeve në Skenderaj

Në kuadër të ushtrimit fushor për menaxhimin e situatave emergjente të shkaktuara nga vërshimet, të mbajtur në Skenderaj, morën pjesë institucionet kryesore të reagimit emergjent në vend, përfshirë Policinë e Kosovës, Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit si dhe ekipet e Emergjencës QKMF-Së

Një rol të rëndësishëm në këtë trajnim pati edhe ekipi i Emergjencës së QKMF-së në Skenderaj, i udhëhequr nga Dr. Venera Berani, specialiste dhe njëherësh shefe e Emergjencës në QKMF Skenderaj. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe përvojën e saj, Dr. Berani ka dëshmuar vazhdimisht gatishmëri të lartë në menaxhimin e situatave emergjente, duke qenë një shembull i përgjegjësisë dhe udhëheqjes profesionale në shërbim të qytetarëve.

Ky ushtrim shërbeu për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve të reagimit të shpejtë, me qëllim garantimin e një përgjigjeje sa më efikase në rastet e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer