Opinionisti Vehabi Kajtazi, mbrëmë në “Rubikon” , ka deklaruar se partia në pushtet, sipas tij, pritet ta shkarkojë nga puna drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën.
Ai shtoi se kjo vjen për shkak të hezitimit të Hoxhës për t’i çuar Njësitë Speciale në Skenderaj, pas incidentit me Sami Lushtakun.
“Këta i kanë ndëshkuar krejt policët. Tash po pritet me e shkarku edhe drejtorin e Policisë, zotëri Hoxha, pikërisht për rastin e Skenderaj, që ka hezituar me i çu Njësitë Speciale. E ka parë të paarsyeshme këtë”, tha Kajtazi./Periskopi