Ramiz Lladrovci ka deklaruar se studentët shqiptarë kanë qenë faktor kyç në historinë e re të të drejtave kombëtare, nga lëvizjet e vitit 1968 e 1981 deri te lufta e UÇK.
Ai u shpreh në mbështetje të protestës së paralajmëruar më 18 maj në Shkup, duke theksuar se ajo dëshmon se gjuha shqipe nuk mund të përbuzet dhe se ligji për përdorimin e saj duhet të zbatohet plotësisht.
Lladrovci shtoi se gjuha shqipe është identitet dhe se studentët shqiptarë “nuk janë kurrë vetëm”.