Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati sot është mirëpritur në zyre nga Ramiz Lladrovci, raporton portali rajoni.org.
Lladrovci ka shkruar së në zyren e tij luftëtarët e lirisë e kanë derën hapur dhe pa protokoll për çështjet ku flitet për interesin e tyre, mirëqenien dhe vlerësimin për të kaluarën.
“Në shenjë nderimi, Hysniut ia dhurova librin e Bedri Islamit, “Përjetësia e dyfishtë”, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar i tyre i cili ende i ka të pashëruara plagët e lirisë. Faleminderit Hys!”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të mirëpres në Komunë, kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucatin, të bisedojmë e diskutojmë për çështjet e interesit të përbashkët. Luftëtarët e lirisë e kanë derën hapur dhe pa protokoll për çështjet ku flitet për interesin e tyre, mirëqenien dhe vlerësimin për të kaluarën.
Në shenjë nderimi, Hysniut ia dhurova librin e Bedri Islamit, “Përjetësia e dyfishtë”, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar i tyre i cili ende i ka të pashëruara plagët e lirisë. Faleminderit Hys!