E shtunë, 27 Korrik, 2024

Raportohet se ka vdekur kreu i Wagnerit, Prigozhin

Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Bosi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin besohet se ka qenë në bordin e fluturimit, kanë njoftuar autoritetet ruse, raporton skynews.

Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka shkuar në platformën X (ish-Twitter) se lideri i Wagnerit ishte në aeroplan.

“Agjencia ruse e aviacionit: Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë. Sipas informacioneve paraprake, 10 persona vdiqën – Ministria ruse e Emergjencave. Ka informacione se mbrojtja ajrore ishte duke punuar në rajonin Tver para rrëzimit të aeroplanit”, ka pohuar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer