E diel, 19 Maj, 2024

Rasti i pazakontë mes nipit e dajës në Fushë Kosovë: Zbulohet kush është i dyshuari që i kërkoi marrëdhënie seksuale dajës

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si tentim vrasje. Një 34-vjeçar po dyshohet se e sulmoi me thikë dajën e tij pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe të konsumonte drogë. Për këtë rast të pazakontë tashmë kanë nisur hetimet nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar për Sinjalin se është ushtruar kërkesa për caktimin e masën së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që po hetohet për rastin është A.Nikqi (por që nuk do të iu zbulohet identiteti i plotë për shkak të lidhjes familjare me viktimën).

Kërkesa ndaj Nikqit është paraqitur për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se ndaj të pandehurit, prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”, sipas KPRK-së.” – thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ulaj tutje tha se po ndërmerren veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, por s’mund të japin më shumë informacione për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

“Gjithashtu, ju informojmë se në koordinim me policinë jemi duke ndërmarre veprime hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështjeje penale dhe integritetit të procedurës nuk mund të japim më shumë informata.”

Ndryshe, rasti ka ndodhur në banesën e të dyshuarit në rrugën “17 Shkurti”, ku fillimisht e kishte ftuar viktimën, e më pas e kishte goditur me mjetin e mprehtë pasi kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

Policia ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se viktima që u sulmua me thikë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer