Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një përleshje fizike që ka ndodhur të dielën në rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona, që u kapën mes vete për motive ende të panjohura. Të dyshuarit përfunduan në QKUK si pasojë e lëndimeve, ndërsa më pas u arrestuan, teksa janë sekuestruar edhe armë e dhjetëra fishekë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se pesë personat e dyshuar për këtë rast janë:
Milaim Berisha,
Leutrim Berisha,
Florian Berisha,
Florim Berisha dhe
A.B. (i mitur).
Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor. Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën pjesëmarrje në rrahje.
Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar:
– një pushkë gjuetie armë
-një pistoletë
-dy karikatorë
– 63 fishekë etj.