E diel, 24 Shtator, 2023

EKSKLUZIVE: Rrahje mes punëtorëve të kompanisë “R&Rukolli” në Skenderaj, njëri dërgohet në spital për trajtim mjekësorë

Një rrahje ka ndodhur dje në Skenderaj, raporton portali rajoni.org.

Burimet e rajonit brenda stacionit policorë në Skenderaj kanë treguar se pas një konflikti verbale, dy punëtorët e kompanisë “Rukolli” kanë eskaluar edhe me perleshje fizike.

Rajoni ka zbuluar ekskluzivisht se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:40 në rrugën “28 nëntori”, në punishtë të ndërtimit.

Sipas të njejtave burime, njëri nga punëtorët ka pesuar lendime trupore dhe se i njejti është detyruar të marrë trajtim mjekësorë në QKMF të Skenderajt

Raportohet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rajoni do të ju mbaj të informuar lidhur me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer