E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Rrëfehet Calhanoglu: Fitimi i Scudetto në derbi ishte hakmarrja ime, nuk mund të harroj atë që më bënë tifozët e Milanit

Inter fitoi Scudetton e 20-të në ndeshjen e derbit kundër Milanit, dhe për ish-lojtarin kuqezi, Hakan Calhanoglu, është hakmarrja më e mirë që mund të bënte. Mesfushori i talentuar turk u transferua nga Milan tek Inter me parametra zero, dhe kjo lëvizje nuk u pëlqeu aspak tifozëve të Milanit, ku në çdo derbi ata e kanë ofenduar në fushë, por edhe në rrjetet sociale.

Turku nuk ka bërë asnjëherë ndonjë reagim, por këtë herë ai flet dhe thotë se fitimi i Scudettos në derbi ishte hakmarrja e tij më e mirë ndaj tyre.

“Jam i lumtur dhe krenar që kam arritur këtë qëllim të jashtëzakonshëm. Ne e donim këtë yll të dytë. Një sukses që e merituam për punën e shkëlqyer të bërë së bashku. Unë kam punuar gjithmonë në heshtje dhe gjithashtu kam vuajtur në heshtje. Sapo mbërrita tek Inter kisha vetëm një objektiv, të jap maksimumin tim dhe të fitoj me këtë ekip të jashtëzakonshëm. Fitorja ishte një hakmarrje e madhe për mua.

Për mua është hakmarrje për vuajtjet që ndjeva në vitin kur erdha, kur me Interin humbëm. Gjithçka që u bë kundër meje dhe familjen time nga tifozët e Milanit nuk mund ta harroj, por në zemrën time isha i sigurt se gjithçka do të përfundonte mirë, dhe fitorja e Scudetto gjatë derbit ishte kënaqësia ime më e madhe, sepse e di që unë nuk e meritova atë që më bënë.
E ardhmja? Unë ndjehem shumë mirë këtu në këtë klub.

Edhe Milano më pëlqen shumë, madje kur të mbyllë karrierën do të jetoj këtu”, është shrpehur ndër të tjera Calhanoglu, mesfushori i Interit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer