Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur sot nxënësen Rejana Vojvoda, e cila me punë dhe rezultate të shkëlqyera ka arritur sukses të madh në garat ndërkombëtare përmes Olimpiadës “Hippo The English Contest”.
Sipas Lushtakut, Rejana është e vetmja nxënëse nga komuna e Skenderajt që ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale, e cila do të mbahet në Venecia të Italisë, ku do ta përfaqësojë edhe Kosovën.
Ai theksoi se ky sukses është dëshmi e përkushtimit të madh të saj dhe potencialit të jashtëzakonshëm të të rinjve në Skenderaj.
Postimi:
Pata kënaqësinë të pres nxënësen Rejana Vojvoda, e cila me vullnet, punë dhe rezultate të shkëlqyera na ka bërë krenarë të gjithëve në garat ndërkombëtare, përmes Olimpiadës “Hippo The English Contest”.
Rejana është e vetmja nga komuna jonë që ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në gjysmëfinale e cila do të mbahet në Venecia të Italisë duke përfaqësuar në këtë rast edhe Kosovën.
Ky sukses është dëshmi e punës dhe angazhimit të saj të madh por dhe potencialit të jashtëzakonshëm të të rinjve tanë.
Suksese Rejana në sfidat e radhës!
SL