Tuesday, May 19, 2026

Sami Lushtaku i pret në zyre nxënëset finaliste të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur në zyrën e tij nxënëset finaliste të Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe në nivel shtetëror nga ShFMU “Rifat Mëziu”.

Në këtë takim u pritën: Arita Shabani, Erza Gashi, Bledina Konjuhi dhe Erleta Dajaku, të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në garën e ardhshme në nivel kombëtar, ku do ta përfaqësojnë Kosovën.

“Këto nxënëse, falë dijes, angazhimit dhe përkushtimit të tyre, kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në garën e ardhshme në nivel kombëtar, ku do ta përfaqësojnë Kosovën me krenari”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer